Erling Haland vijon të shkëlqejë në Bundesligën gjermane. Sulmuesi novegjez ka tundur sërish rrjetën në fitoren e marrë nga Borusia Dortmund kundër Shalkes në derbin që përfundoi me shifrat 3-0. Një gol ky që vjen edhe me një shpërblim të veçantë për “djaloshin magjik”.
Ish-futbollisti i verdhezinjve, Kevin Groskrojx, i ka bërë një ofertë interesante talentit 20-vjeçar. Ai gol ndaj Shalkes i siguron Halandit një vit ushqim falas në restorantin që është në pronësi të Groskrojtx. Ky i fundit ka shkruar në rrjetin e tij social në “Instagram”: “Thjest djalë i jashtëzakonshëm. Ke ushqim falas për një vit në ‘Mit Shmakes’ vëllë”. Ndoshta thesari i Dortmundit nuk do të humbë rastin të humbasë një vakt falas në restorantin e ish-lojtarit gjerman./Halit Delibashi-Sport Ekspres/