Në Nion të Zvicrës është mbajtur ditën e sotme edhe shirti për fazën play off të Europa League. Skuadrat shqitpare që vijojnë rrugëtimin janë njohur kështu me kundërshtarët e mundshëm që do të kenë përballë në ndjeshjen që hap dyert e grupeve të këtij kompeticioni. Nëse kalon me sukses sfidën e vështirë kundër Legias së Varshavës, Drita do të ketë përballë ekipin e Karabakut. Një tjetër kundërshtar aspak i lehtë, që ia bën të vështirë rrugën drejt grupeve kampiones së Kosovës.
Ndërkohë me rivalin e play off-it është njohur edhe Shkëndija e Ernest Gjokës, së cilës golat i kanë rezervuar një mes Rostov dhe Makabi Haifas. Por kuqezinjve u duhet të besojnë në një mrekulli për të mbërritur deri në këtë ndeshje, teksa javën tjetër presin Totenhemin e Murinjos. E nëse arrijnë të bëjnë të pamundurën me Spërsat, atëherë grupet janë një mision i prekshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/