Është hedhur shorti i turit të parë kualifikues në Champions League dhe Shkëndija e Tetovës ka qenë me fat, pasi ka peshkuar The New Saints të Uellsit.
Ishte rivali më i lehtë i mundshëm për kampionët e Maqedonisë, që duhet të jenë të lumtur, pasi rivali uellsian është shumë më i lehtë se Apoel i Nikozisë, Karabaku, Sherifi apo Videotoni.
Duhet theksuar se kampionati uellsian është gjysmëamator dhe klubet e atjeshme kanë buxhete shumë të vogla, ndaj edhe në Europë nuk kanë ndonjë ambicie. Verën e shkuar The New Saints u ndesh me FC Europa nga Gjibraltari në turin paraeliminator dhe kaloi me shtesa, sepse u mund në shtëpi 1-2 dhe fitoi në Gjibraltar 1-3.
Më pas, pas asnjë shans ndaj Rijekës, duke u shpartalluar, 2-0 e 5-1. TNS ka fituar 12 herë titullin në Uells, 7 herë në 7 sezonet e fundit. Gjithsesi, në Europë The New Saints nuk ka kaluar kurrë më shumë se një tur (7 fitore e 19 humbje në 30 ndeshje në Champions League).
Ndërkaq, Karabaku i Ansi Agollit do të ndeshet me Olimpian e Ljubjanës, rival goxha i sikletshëm.