Është hedhur shorti i turit të parë kualifikues në Champions League dhe Kukësi ka qenë me shumë fat, sepse ka “peshkuar” Valetën e Maltës. Rival modest, mëse i kalueshëm.
Valeta është një nga skuadrat me më shumë tituj në Maltë, megjithatë bëhet fjalë për një kampionat jo shumë të madh. Valeta është skuadër me shumë histori në vendin e saj, pasi ka plot 24 tituj.
Valeta e fitoi kampionatin me 3 pikë më shumë se Balzan, ndërsa nuk ka luajtur ndeshje prej 5 majit, kur fitoi edhe kupën e Maltës.
Një rival në dukje i kalueshëm për Kukësin, edhe pse në edicionin që sapo u mbyll nuk pësoi më shumë se dy humbje.
Ndeshja e vajtjes do të luhet në Shqipëri më 11-12 korrik, kthimi një javë më vonë.