Gjatë ditës së sotme u hodh shorti sa i përket ndeshjeve të vlefshme për 1/8-at e Europa League. Rangersi i Florian Kamberit ka gjetur përballë Bajer Leverkusen, ndërsa Olimpiakosi që në ndeshjen e fundit mori edhe Emiliano Bullarin, luan me Wolves. Sa i përket Interit, zikaltrit do të kenë një përballje të vështirë, pasi “peshkuan” Getafen, që po bën mirë këtë sezon në La Liga. /Sport Ekspres/
Ndeshjet për 1/8-at
Inter-Getafe
Rangers-Leverkusen
Olimpiakos-Wolves
Bashakseir-Kopenhagen
Wolfsburg-Shakhtar Donets
Sevilla-Roma
Lask-Manchester United
Frankfurt-Salzburg/Bazel