Crevena Zvezda e vazhdon fatin që kishte në fushën e lojës ndaj Tiranës edhe në goglat e shortit. Në turin e tretë të “Champions League” ekipi serb do të ketë një takim ku është i favorizuar për të kaluar më tej, ndërsa ka përballë qipriotët e Omonias. Një shans i artë për kampionët e Serbisë për të kaluar në fazën “Play-Off” të kompeticionit më me peshë në Europë, megjithëse janë shumë larg me formën e tyre për të mbërritur deri në këtë pikë.
Ndërkohë një derbi shqiptarësh do të ketë mes Ferencvaros dhe Dinamo Zagreb, teksa Myrto Uzuni do të ketë përballë tij Lirim Kastratin, dy lojtarët që janë larguar në këtë sezon nga Lokomotiva e Zagrebit. Gjithashtu edhe PAOK gjen Benfikën, por mbetet të shihet nëse do të aktivizohet Mihaj. /Sport Ekspres/
Ferenvaros-Dinamo Zagrebi
Karabak-Molde
Omonia-Crevena Zvezda
Midtjylland-Young Boys
Macabi Tel Aviv-Brest
Paok-Benfika
Gent-Rapid Viena
Dinamo Kiev- Az Alkmar