Shorti do të hidhet në 7 dhjetor, përcaktohet vazo e Shqipërisë për kualifikueset e Botërorit

Pasi është mbyllur Liga e Kombeve dhe janë njohur fituesit e grupeve, tashmë është gati që të fillojnë edhe takimet e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Shorti do të hidhte në datën 7 dhjetor në Zurich. Atje gjenden 55 Kombëtare dhe që do të ndahen në 10 grupe. Vendi i parë do të marrë biletën e menjëhershme për në Botëror, ndërsa vendi i dytë do të vazhdojë në “Play-Off”, atje ku do të bashkohen edhe dy fituesit më të mirë të Ligës së Kombeve.

Shqipëria është përcaktuar në vazon e katërt, atje ku nuk mund të luajë përballë Bosnjes, Sllovenisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Izraelit, Bjellorusisë, Gjeorgjisë dhe Luksemburgut. Kjo për arsyen se gjendemi në të njëjtën vazo, ndërsa Kosova gjendet në vazon e pestë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *