Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë zhvillon nesër punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë do të zhvillojë nesër punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme, ku do të shqyrtohen dhe miratohen çështje të rëndësishme për funksionimin e saj.

Gjatë Asamblesë do të diskutohet raporti mbi aktivitetet e Shoqatës, miratimi i pasqyrave financiare dhe buxhetit për vitin 2025, si dhe zgjedhja e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRF Korçë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.

Gjithashtu, do të shqyrtohet ndryshimi i emblemës së Shoqatës Rajonale të Futbollit Korçë.