Ish-lojtari i Barcelonës, Erik Abidal ka bërë një rrëfim prekës gjatë emisionit televiziv “Ma part d’ombre” për kanalin francez “Canal+ France”, ku është intervistuar nga ish-lojtari Olivie Dakurt. Ai ka bërë një sërë deklaratash rrëqethëse për periudhën në të vështirë të jetës së tij kur luante për Barcelonën dhe në të njëjtën kohë luftonte me kancerin në mëlçi (2011).
Një nga rrëfimet më prekëse ka pasur të bëjë me mikun e tij tek Barcelona, Lionel Mesin. “Asokohe kishte disa lojtarë në skuadër që më kanë parë kur isha dobësuar shumë. Përgatita një video përpara ndeshjes për t’i uruar suksese në një takim. U thashë që të mos merakoseshin, sepse dhe unë isha me ta shpirtërisht. Por unë u dukesha atyre si një kufomë në lëvizje. A e dini se çfarë më tha Leo Mesi? Të lutem mos na dërgo më foto apo video të tilla, sepse kjo shkaktonte një dhimbje për të gjithë shokët e ekipit. Unë nuk e shihja veten, por u jepja kurajë atyre për ndeshjet. Por fakt është se ata shihnin te unë vetëm një kufomë dhe kjo pa dyshim që i shkatërronte”- ka thënë ndër të tjera Erik Abidal.
SQARIMI – Deklarata e tij u interpretua në mënyra të ndryshme dhe nisën polemika të papritura, ndaj Abidal ka sqaruar gjithçka me një postim në Twitter sot: “Kur ia nisa videon skuadrës, Mesi nuk më tha që të mos nisja më gjëra të tilla ose që nuk donte t’ia dinte. Ai më tha që nuk i pëlqente të më shihte në atë gjendje, por nuk ka folur kurrë keq për mua”.
Aclaración:Cuando envié el vídeo para animar al equipo leo messi nunca me dijo que no les enviara más cosas así ni que no quisiera saber nada. Leo me dijo que no les gustaba verme así, pero en ningún momento ha tenido malas palabras para mi. ????@elchiringuitotv @jpedrerol
— Eric Abidal (@EAbidalOfficial) January 11, 2018