Shokët e vërtetë numërohen me gishtat e dorës, Mesi shkon në Spanjë dhe fton për darkë vetëm dy lojtarë nga Barcelona

PSG arriti të fitonte ndaj Lille me shifrat 4-3. Një ndeshje emocionuese dhe me përmbysje, ndërsa menjëherë pas saj, lojtarët e PSG morën disa ditë pushimi. Mesi zgjodhi të udhëtonte me familjen në Barcelonës.

Kjo nuk është asgjë e pazakontë për të, sepse shtëpia e tyre është në Barcelonë dhe shpesh vijnë në këtë qytet kur kanë kohë të lirë. Gjithsesi, ashtu siç pritej, ardhja e Messit te Barça shkaktoi vëmendje të madhe mediatike si gjithmonë.

Kështu ishte edhe këtë herë kur Messi mbërriti pak orë para ndeshjes Barcelona – Cadiz dhe madje u spekulua se mund të udhëtonte në Camp Nou për ta parë atë ndeshje, por asgjë nuk rezultoi e vërtetë në fund.

Messi mbrëmë ka vendosur të shkojë në darkë me bashkëshorten e tij Antonella dhe ka shfrytëzuar rastin për të ftuar ish-bashkëlojtarët e tij nga Barcelona. Mirëpo, është interesant fakti se ai ka ftuar vetëm dy persona me të cilët padyshim është në marrëdhëniet më të mira dhe është avantazh që gratë e tyre janë mike prej kohësh. Bëhet fjalë për Sergio Busquets dhe Jordi Alba, ndërsa ka qenë edhe një nga ish-asistentët e Barcelonës, me të cilin edhe Messi ka një marrëdhënie të shkëlqyer. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *