“Shoh fëmijë që hapin profile në rrjetet sociale që 7-vjeç”! Zlatan Ibrahimovic është baba shembullor: Fëmijët e mi nuk futen dot, ia kam ndaluar unë

Të jesh një personazh i njohur, nuk ka vetëm benefite. Nga krahu tjetër nënshkruan edhe heqjen e jetës private pasi mediat do të ndjekin në çdo hap. Këtë e di më së miri edhe Zlatan Ibrahimovic, që përpos faktit që ka qenë një lojtar i madh, është edhe një baba i shkollës së vjetër, shembullor.

Pavarësisht se ka mundësinë t’i plotësojë çdo dëshirë fëmijëve të tij, nuk e bën atë, për të mirën e tyre. Suedezi ka përshkruar marrëdhënien që ka me djemtë, Maximilian 17-vjeç dhe Vincent 15-vjeç.

“Unë i dua fëmijët e mi si asgjë tjetër në botë. Për mua, ata do të jenë gjithmonë në pozicionin më të mirë. T’i duash do të thotë t’i mbrosh, të menaxhosh lirinë e tyre me përgjegjësi. Ata nuk lejohen të vizitojnë rrjetet sociale sepse nuk dua që ata të lëndohen nga gjërat e këqija që mund të lexojnë për mua.

Nuk ka asnjë foto të vetme të fëmijëve të mi dhe të familjes sime në Instagramin tim. Në vend të kësaj, shoh shumë fëmijë të publikuar në internet, disa hapin një profil personal edhe në moshën shtatë apo tetë vjeç dhe tashmë kanë mijëra ndjekës.

Po këta fëmijë kur të rriten a do të jenë të lumtur që u ekspozuan në atë mënyrë, çfarë dinë prindërit për këtë? Fëmijët e mi do të vendosin vetë kur të jenë në gjendje të kuptojnë të pavërtetën që ekziston në botën e mediave sociale. Tani nuk mund ta dinë, sepse nuk ka rrjete sociale për ta”, tha Ibrahimovic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *