Shkëndija shkatërron Shkupin, Gjoka ndez shpresat për vendin e parë

Shkëndija ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 ekipin e Shkupit, duke marrë kështu tre pikë të merituara në javën e 17 të kampionatit. Goli i parë do të vinte shumë shpejt për djemtë e Gjokës, teksa Ibrahimi do të dërgonte topin në rrjetë që në minutën e dytë të takimit. Në minutën e 27 do të ishte Junior që do të dyfishonte shifrat, ndërsa goli i tretë do të mbante sërish emrin e Ibrahimit, që vetëm 4 minuta nga fundi i pjesës së parë nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkohë goli i fundit u shënua në minutën e 89 të takimit dhe autori do të ishte sërish lojtari Junior. Klubi nga Tetova e gjen veten në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit në kampionatin maqedonas, të cilin e ndan e Akademija Pandev, ku në 17 javë të luajtura të dyja ekipet kanë grumbulluar 27 pikë, vetëm 8 më pak se Vardari kryesues.

Vlen për tu përmendur fakti se të gjitha të ardhurat e fituara nga kjo ndeshje do të shkojnë në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti në Shqipëri./Sport Ekspres/