Shkëndija e Tetovës vazhdon të kryesojë e qetë kampionatin maqedonas, sepse në transfertën e javës 20-të me Shkupin ka fituar 3-0, duke siguruar fitoren e parë për vitin 2018.
Cuculi në pjesën e parë i dha avantazhin Shkëndijës, ndërsa në pjesën e dytë erdhën golat e dy yjeve të shkuarës. Hasani me 11-metërsh shënoi golin e tij të 18-të sezonal dhe Ibraimi shënoi golin e 15-të sezonal.
Vardari fitoi 3-0 në shtëpi ndaj Pobedës, ndaj distanca me Shkëndijën mbetet 8 pikë.