Shkëlqimi në fazën parapërgatitore fut Tuchel në dilema, e ardhmja e Brojës pret përgjigjen e trajnerit gjerman

I mjaftoi një sezon në futbollin profesionist që Armando Broja të rrëmbente mudësinë për të treguar se sa vlen. Kampionati me fanellën e Vitesse u mbyll me statistika mjaft pozitive dhe në verë erdhi momenti që sulmuesi shqiptar ti tregonte Chelsea-t se sa shumë ishte rritur në vetëm një vit.

Broja shfrytëzon shansin për të qenë pjesë e ekipit të parë të bluve të Londrës, me të cilët shkëlqeu në fazën përgatitore. Sulmuesi i Shqipërisë tundi rrjetën tre herë në po aq miqësore të zhvilluara me kampionët e Europës. Diçka kjo që ka futur në dilema trajnerin Tuchel për të ardhmen e 19-vjeçarit.

Tekniku gjerman është një simpatizant i Brojës për shkak të sezonit të shkëlqyer të zhvilluar me Vitesse, ndërsa pëlqimi i tij kundrejt talentit të Kombëtares sonë është shtuar pas paraqitjeve të bëra në sezonin parapërgatitor. Nisur nga kjo vendimi për të ardhmen e Brojës i përket vetëm Tuchel, i cili duhet të japë një përgjigje përfundimtare nëse do e ketë pjesë të planeve të tij, apo ndoshta një tjetër huazim do i shërbente më tepër të dyja palëve.

Në këtë mënyrë, Broja do të kishte më tepër eksperiencë në supet e tij, për t’u kthyer më i plotësuar te Chelsea në mënyrë që të luftojë për një vend titullati në formacion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *