Sulmuesi i talentuar i Shqipërisë U-21, Fiorin Durmishaj, vijon të shkëlqejë në futbollin grek.
Sot Panioniosi fitoi 4-1 në Lamia, duke kaluar në gjysmëfinalet e Kupës së Greqisë, pas fitores 1-0 në ndeshjen e vajtjes. Durmishaj shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 17-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë e çoi rezultatin në 3-1.
Dy golat e parë në kupë për sulmuesin tonë, i cili sot shënoi pikërisht ndaj skuadrës ku shpërtheu vjet, sepse te Lamia në divizionin e dytë grek shënoi 8 gola.
Ndërkaq, këtë sezon në Superligë Durmishaj ka luajtur 11 ndeshje nga minuta e parë, duke shënuar 3 gola.