Në një kohë që shumica e skuadrave shqiptare të Superiores kanë shkuar në Turqi për minifazën e janarit, Feronikeli i Kosovës vjen në Shqipëri për përgatitjet dimërore dhe përveç stërvitjes, ka planifikuar edhe disa miqësore.
Të parën skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi e ka zhvilluar sot në Kamzë, kundër Partizanit B, drejtuar nga Genc Mahmutaj.
Në letër një ndeshje e lehtë për Feronikelin, sepse Partizani B është praktikisht skuadra e të rinjve, por në realitet rezultoi shumë e vështirë dhe barazimi 2-2 u arrit me vuajtje nga skuadra nga Drenasi.
Sulmuesi Milicaj shënoi në mesin e pjesës së parë, ndërsa Partizani përmbysi gjithçka me Gjeçin e Kumanovën në 19 minutat e fundit të ndeshjes. Mesfushori Behar Maliqi, icili në sezonin 2013/14 ka qenë pjesë e Partizanit, shënoi golin e barazimit në minutën e fundit të takimit, ku Partizani B befasoi.
KF FERONIKELI 2 – 2 FK PARTIZANI B
Shënues: Milicaj 25′, Maliqi 90’/ Gjeçi 71′ , Kumanova 89′
Feronikeli: Maloku, Doshllaku, Thaqi, Dabiqaj, Prekazi, Haliti, Maliqi, Morina, Elshani, Milicaj, Hoti.
Trajner: Ismet Munishi
Partizani B: Sulenji, Çela, Lila, Sallaku, Arbana, Kumanova, Bajrami, Manellari, Balla, Beqiraj, Gjeçi
Trajner: Genci Mahmutaj