Erzeni ka zyrtarizuar menjëherë trajnerin e ri. Skuadra në fjalë ka shkarkuar ditën e djeshme Vladimir Gjonin, pasi skuadra nuk ishte atje ku kërkohej për rezultatet. Por nuk ka kaluar shumë dhe ka ardhur tekniku i ri që do të marrë detyrën.
Bëhet fjalë për Stavri Nica, që do të marrë skuadrën në Kategorinë e Parë. Njoftimi ka ardhur edhe nga faqa e klubit të Erzenit në “Facebook”, ndërsa Nica më parë ka qenë më herët në krye të Devollit. /Sport Ekspres/