Presidenti i La Liga-s shkaktoi shumë polemika pasi pranoi se është tifoz i Real Madridit. Tebas e pohoi këtë para El Clasico që luhet të dielën dhe që mund të vendos shumë për kampionatin. Sigurisht, Tebas do të donte që Real Madridi të fitonte dhe kampionati të ishte i ndezur.
“A ka mbaruar kampionati? Unë jam një tifoz i Realit, Real Madridi më parë kishte një diferencë prej shtatë ose tetë pikësh dhe ka ende shumë për të luajtur deri në fund të sezonit. Imagjinoni çfarë do të ndodhë nëse Reali fiton El Clasico, gara do të jetë shumë afër”, tha Tebas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/