Shitja e Otto John/ Zbulohet shifra e derdhur në arkat e Skënderbeut, mbajnë përqindje te kartoni

Ashtu siç edhe pritej, Otto John është bërë sot zyrtarisht lojtar i klubit të Prishtinës. Ky transferim kishte disa kohë që përflitej, ndërsa vetëm ditën e sotme ka marrë zyrtarizimin. John rikthehet kështu në kampionatin ku arritit të shpallej edhe golashënuesi më i mirë në kohën kur luante me Trepçën, me të cilët fitoi edhe titullin kampion.

Sipas gazetës “Sheshi” Prishtina ka derdhur në arkat e Skënderbeut vlerën e 35 mijë eurove. Megjithatë korçarët nuk kanë hequr dorë plotësisht nga kartoni i tij, teksa mbajnë 15-20 përqind të vlerës së tij. Kështu një sukses i John dhe një transferim i tij në një ekip tjetër do të përktheheshin në më tepër para jo vetëm në “xhepat” e Prishtinës, por edhe në të Skënderbeut./Sport Ekspres/