“Shikoni shikoni Vangjelin! Ul kokën, thotë ç’bëra unë i shkreti”/ Olsi Rama bën moviolën: Batha shante Melon

Olsi Rama është i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”. Më në veçanti është duke u folur për derbin Tirana-Partizani që u mbyll në shifrat 5-1. Partizani ka pasur shumë diskutime mbi arbitrimin e ndeshjes, duke u shprehur se ka pasur padrejtësi dhe ndihmë për bardheblutë për të mbërritur në këtë rezultat.

Teksa bën moviolën e një rasti të dyshimtë mbi Vangjelin në minutën e parë, Rama shprehet se ishte një penallti e pastër për Partizanin, por që nuk iu dha. Madje duke përkëthyer edhe gjestet e Vangjelit në atë rast, për t’i kuptuar gjuhën e trupit.

Vangjeli në minutën e 1

“Vangjeli ul kokën i zënë në faj aty, thotë i shkreti unë se çfarë bëra. Atij i lëviz dora dhe duket qartë fare. Kjo është dorë natyrale? Po jo, kjo është e pastër fare si penallti. Vetëm shikoni reagimin e Vangjeli që thotë se ç’bëra unë i shkreti se do jetë penallti që në minutë të parë”.

Batha dhe gjesti ndaj Melos

“Vetëm shikojeni pak, Batha shkon për të provokuar Melon duke e ditur që ka temperament të lartë. E ka provokuar gjatë gjithë kohës, e ka sharë gjithë kohën, madje më duket edhe se e pështyn. Ky është gjest i pastër antisportiv. Futbolli ka tjetër mesazh, këtu janë duart në fyt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *