“Shiko, do të provojë që jam Ronaldo”/ Modelja bëhet e njohur se refuzoi portugezin: Për mua lojtarët janë si brirët e kafshëve

Sara Croce ka bërë një bujë të madhe në mediat italiane, pas historisë që ka treguar me Ronaldon. Modelja italiane tregon sesi portugezi e ka ftuar për të dalë në një takim dhe për të pasur histori sentimentale me të, por duke u befasuar disi, pasi nga Sara do të vinte refuzimi.

Në intervistën e fundit të dhënë, modelja italiane shpjegon gjithçka në detaje për mënyrën e kontaktit të Ronaldos dhe ngulmimin e tij që të kishte një takim me të.

“Ai u shkruan vajzave në rrjetet sociale dhe ka nga ato që e pranojnë ose edhe jo. Një person që më njihte mua, i kishte dhënë numrin tim. Jam mërzitur vërtet me të.

Pastaj më vjen një mesazh në “Whats Up” nga një profil pa foto: “Jam Ronaldo, a ke dëshirë të dalim? A do që të vijë dhe të marrë?”. Por nuk mund ta besoja se ishte i vërteti dhe pastaj më tha: “Do ta vërtetoj tani. Do të bllokoj në Instagram dhe pastaj do e hap prap profilin tim për ty”. Por kaq, për mua një futbollist është sinonimi i brirëve të një kafshe”, ka thënë Sara. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *