Eduart Rroca la pas një nga sezonet më të shkëlqyera në karrierën e tij. Futbollisti shqiptar shënoi 9 gola dhe dhuroi 9 asiste me fanellën e Istanbulsporit në Ligën e Dytë turke, duke qenë një nga më të mirët e skuadrës dhe të kampionatit. Statistikat tregojnë qartë nivelin e ish-mesfushorit të Kukësit, që ka nisur të marrë ofertat e para.
Klubi i sapongjitur në Kategorinë e Dytë të Turqisë, Manisa ka vendosur të hyjë në bisedime me Eduart Rrocën për ta joshur të veshë fanellën e tyre sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë janë bindur nga aftësitë e lojtarit shqiptar, të cilin e shohin si një element me vlerë për të përmbushur objektivat sezonin e ri. Mbetet për tu parë nëse Rroca do të hedhë firmën në kontratë dhe të lërë Istanbulsporin, i cili synon ngjitjen në elitë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/