Hungaria ishte shumë pranë fitores së parë në kualifikueset e Botërorit, por nuk ia doli dot ndaj Polonisë për të marrë tre pikët. Sallai dhe Szalai do të kalonin vendasit në avantazhin 2-0, ndërsa brenda një minute polakët realizuan me Piatek dhe Jozëiak.
Orban do t’i rikthente shifrat në 3-2, por Leëandoëski mendoi për të mbyllur historinë e ndeshjes dhe për ta bërë Poloninë që të largohet me një pikë nga transferta e vështirë. Ndërkohë trajneri i Hungarisë, Marko Rosi, kërkon nga ekipi i tij që të qëndrojë me këmbë në tokë.
Tekniku italian i kujton lojtarëve se Shqipëria nuk fitoi me goleadë ndaj Andorrës, ndërsa është fare mirë i ndërgjegjshëm se vështirësia e fushës do t’ia bëjë “jetën e vështirë”, pavarësisht nivelin të dobët të lojtarëve që rivalët kanë në përbërje.
“Bëmë dy gabime të jashtëzakonshme në një minutë dhe gjithashtu në golin e tretë. Duhet të mësojmë nga gabimet tona. Kemi nevojë për të gjithë, jo vetëm për lojtarët. Ne duhet të qëndrojmë në tokë, siç thashë kundër turqve. Le të qëndrojmë në tokë, nuk jemi Brazili, Franca, Portugalia apo Gjermania.
Tani San Marino dhe Andorra po vijnë. Kërkoj nga të gjithë të qëndrojnë me këmbë në tokë! Jam i kënaqur me rezultatin. Në një moment të ndeshjes, mendova se mund ta fitonim ndeshjen, por fakti që luajtëm barazim kundër një ekipi të tillë është, për mendimin tim, është një arritje e madhe.
Nëse ndokush nuk pajtohet, më vjen keq. Ne kemi luajtur kundër Leëandoëski, Milik, Piatek. Nëse Hungaria duhet të fitojë të gjitha ndeshjet tani, unë nuk jam personi i duhur për të qenë këtu. Pra, le të qëndrojmë të dyja këmbët në tokë, faleminderit.
Gjithashtu e dimë nga e kaluara se çfarë do të thotë të luash me intensitetin e duhur. Kjo nuk është aq e mundur në futbollin modern. Mund të shohim se Shqipëria gjithashtu fitoi vetëm 1-0 kundër Andorrës. Aty fusha është e vogël, plus ka bar artificial, nuk është e lehtë të luash në Andorra, por para kësaj luajmë kundër San Marinos. U thashë djemve në dhomën e zhveshjes se i kuptoj dhe mund të pranoj gabime”, tha Rosi. /Sport Ekspres/