Më në fund! Pak qetësi dhe çlirim për talentin e Shqipërisë, Xhakomo Vrioni. Ky i fundit kaloi një dëmtim të gjatë që e la jashtë fushës së blertë që në vitin 2020, teksa trajneri Andrea Pirlo po i besonte në ekipin e parë duke u stërvitur me yjet e bardhezinjëve.
Në ditën e sotme Xhakomo Vrioni ka dalë sërish në stërvitje me Juventusin U-23. Për herë të parë pas shumë kohësh sulmuesi prek topin dhe fushën, për të marrë oksigjenin e munguar. /Sport Ekspres/
“Il successo nella vita non si misura da ciò che ottieni ma dagli ostacoli che superi” ????? #juventus #FinoAllaFine #backstronger pic.twitter.com/7yCCXHidkT
— Giacomo Vrioni (@giacomovrioni32) March 16, 2021