Depay do të transferohej te Barcelona gjatë merkatos së verës. Pavarësisht se dështoi dhe nuk arriti në asnjë moment që të kthehej në protagonist me Holandën gjatë Europianit, katalanasit ishin të bindur se do të mbushte sado pak largimin e Mesit.
Prezantimi ishte i bujshëm, por deri në këto momente Depay ka zhgënjyer te Barcelona dhe nuk ka treguar vazhdimësi. Në ndeshjen e fundit ndaj Majorks nuk ka qenë i ftuar nga Xavi për shkakun e një dëmtimi.
Megjithatë sinjalet e para të një largimi të menjëhershëm kanë nisur. Depay ka ndërruar foton që kishte me Barcelonën në profilin e tij të “Instagram” dhe njëkohësisht ka fshirë faqen e Barcelonës nga ndjekja në këtë rrjet social. /Sport Ekspres/