Shifra që janë impresionuese/ Shqipëria ka të njëjtën saktësi driblimi me Spanjën, arrijmë Kombëtare të mëdha me lojën sulmuese

Nga Klaudio Ndreca

Pavarësisht kritikave të shumta që vijnë nga analistë të ndryshëm, dora e Rejës po ndihet në Kombëtare. Për herë të parë Shqipëria ka ndryshuar mentalitetin e saj dhe nuk qëndron vetëm në mbrojtje për të pritur kundërshtarët. Tashmë po shfrytëzohet i gjithë arsenali ynë për të zotëruar topin dhe duke qëndruar në sulm.

“Sofascore” ka nxjerrë disa statistika për ndeshjet e zhvilluara deri tani në kualifikueset e Botërorit ku statistikat tonë janë impresionuese. Për ta përsëritur edhe njëherë tjetër, këto shifra nuk janë vetëm për ndeshjen me San Marinon, por të gjithë rrugëtimin tonë në këto përballje. Shqipëria e ka mbajtur portën e paprekur në 4 ndeshje nga 6 të zhvilluarat, por shifra më të bukura na presin.

Për driblimet që përfundojnë me sukses te Shqipëria kanë të njëjtën saktësi si te Franca, duke ndarë vendin e 10 në Europë me djemtë e Deshamp. Gjithashtu edhe mbajtja e topit është pothuajse e njëjtë, me fare pak përqindje më tepër nga ana e Francës. Për goditjen në drejtim të portës Shqipëria është e 13 nga të gjitha Kombëtaret në Europë, ndërsa për prodhimet e rasteve sulmuese jemi në vendin e 7, me 12 mundësi për ndeshje. Sa i përket krosimeve me sukses, Shqipëria gjendet më lart se Anglia. /Sport Ekspres/

Porta e paprekur: 4 ndeshje

Goditje këndi për ndeshje: Vendi i 6, 7.3 për ndeshje, lihet pas Gjermania dhe Spanja

Driblimet e suksesshme për ndeshje: Vendi i 10, së bashku me Francën

Goditjet totale për ndeshje: Vendi i 13, 11.8 gjuajte për ndeshje

Krosime të suksesshme për ndeshje: Vendi i 11, lëmë mbrapa Anglinë

Mbajtje topit për ndeshje: Vendi i 15, thuajse e njëjta me Francën

Shanse të mëdha që janë shpërdoruar për ndeshje: Vendi i 7, 12 rast për ndeshje

Kartonë të verdhë: Jemi në vendin e tretë me më shumë, 18

Gola të shënuar: Vendi i 17 me 10 gola, e njëjta shifër me Rusinë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *