Një numër i çmendur i biletave është shitur deri tani te Tirana-Partizani. Rreth 10.000 të tilla, duke e mbushur në gjysmë “Air Albanian”, ndërsa duhen edhe tre ditë nga zhvillimi i derbit. Njoftimi ka ardhur edhe nga vetë klubi i Tiranës ka njoftime edhe për tifozët. Karta e identitetit nuk duhet të harrohet, ndërsa çdo akt i paligjshëm brenda stadiumit do të kalojë në përgjegjësinë e vetë personit. /Sport Ekspres/