Gjermania shënoi një gol të artë në minutën e 95-të kundër Suedisë, me Toni Kros që ringjalli shpresat e Gjermanisë për kualifikim, por menjëherë pas golit një sherr i egër nisi në stolat e dy skuadrave.
Trajneri suedez Jane Anderson ishte mjaft i nervozuar pas ndeshjes dhe akuzoi gjermanët se po shisnin mend dhe po festonin në mënyrë ironike para stolit suedez.
German officials taunt Sweden bench after final whistle, and handbags come out.#worldcup #GERSWE ???? pic.twitter.com/44dqWdqPTa
— Gilles (@GrimandiTweets) June 23, 2018
“Ishte diçka që më mërziti dhe nervozoi shumë. Disa prej pjesëtarëve të stafit drejtues të Gjermanisë u turrën drejt nesh duke festuar me gjeste talljeje. Ishte një sjellje aspak e hijshme, kur fiton në atë mënyrë duhet të kesh respekt, ta lejosh kundërshtarin të ndihet i trishtuar. Në fund të një beteje të tillë duheshin shtrëngime duarsh, jo sjellje të tilla”.
Anderson kishte të drejtë, sepse pamjet filmike tregojnë se dy pjesëtarë të stafit gjerman kanë vrapuar drejt stolit suedez duke festuar me gjeste, ndërsa pati të shtyra dhe një shishe të hedhur nga Martin Olson.