“Sherri mes Sane dhe Mane është në avantazh të Bayern Munchen”! Guardiola ka ende frikë nga eliminimi: E di se çfarë po them, lojtarët e tyre do dalin nga vetja

Manchester City mposhti 3-0 Bayern Munchen në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, por Guardiola nuk dëshiron të festojë shumë shpejt. Përpara ndeshjes së dytë të së mërkurës në Allianz-Arena, trajneri spanjoll ndien frikë nga ish-ekipi i tij.

Sipas Guardiolës, gjithçka që ndodhi dhe ai incident mes Sadio Mane dhe Leroy Sane mund të jetë vetëm një avantazh shtesë për bavarezët para ndeshjes të mërkurën. “Nuk është një disavantazh për ta, por një avantazh në krahasim me ne, jam shumë i sigurt. Unë e njoh këtë klub në mënyrë të përsosur.

Lojtarët e Bayernit do të luajnë përtej mundësive të tyre, ata do të luajnë si një finale. E di se çfarë po them. Nëse jemi pasiv, do të vuajmë. Duelet në mes të fushës do të jenë të rëndësishme. Sa i përket incidentit në dhomën e zhveshjes së Bayernit, ndonjëherë duhet konflikt që gjërat të shkojnë më mirë”, tha Guardiola. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *