Pak kush mund ta mendonte, por një marrëdhënie aq e fortë si ajo mes Lotitos dhe Tares është krisur. Drejtori sportiv shqiptar gjithnjë ka pasur dorë të lirë te Lacio, ku madje shpesh tregonin se kishte autoritet të njëjtë me presidentin në rastet kur ky i fundit mungonte. Gjithsesi që nga ardhja e Sarrit në pankinë situata ka ndryshuar.
Ditët e fundit ka pasur tension mes Lotitos dhe Tares, duke bërë që të ketë edhe tone të larta të zërit midis tyre. Kaq ka mjaftuar që në mediat italiane të përflitet për një largim të mundshëm të ish-sulmuesit shqipat. “La Gazzetta dello Sport” tregon dy skenarët që mund të ndodhin në të ardhmen e Tares.
I pari është kthimi në Shqipëri për të marrë një post pranë FSHF-së, ndërsa pista e dytë e dërgon në Bundesligë për tu emëruar drejtor sportiv i Ajntraktit të Frabkfurtit. Klubi gjerman arriti të fitonte Ligën e Europës në muajin maj dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e grupeve të Ligës së Kampioneve. Frankfurti është një klub ku edhe më parë është përfolur afrimi i Igli Tares./Sport Ekspres/