“Sheiku” Ronaldo zhytet në luks me kontratën e re, përfiton kushte të panjohura ndonjëherë në botën e futbollit

Kristiano Ronaldo është zyrtarisht lojtar i Al Naserit. Sulmuesi portugez vendosi të largohej nga Europa në moshën 37-vjeçare për të mbyllur karrierën e tij në Arabinë Saudite, ku do të jetojë si një “sheik”. Ronaldo do i kalojë vitet e fundit të karrierës së tij i zhytur në luks.

Kushtet në kontratën e tij janë të panjohura ndonjëherë në botën e futbollit. 5 herë fituesi i Topit të Artë do të përfitojë 75 milionë euro në vit për kontributin e tij në fushë, ndërsa duke përfshirë edhe fushatat e reklamave, kjo shifër shkon në 200 milionë euro.

Gjithashtu, banesa e tij do të jetë një vilë në lagjen e pasanikëve në “Al Muhamadijah”. Mjedisi në këtë vilë i mundëson Ronaldos dhe familjes së tij gjithë luksin e nevojshëm, si dhe çdo gjë për të cilën ai ka nevojë. Pjesë e saj është edhe një palestër me të gjitha kushtet e duhura për Kristianon dhe bashkëshorten e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *