Marash Kumbulla pritet që të luajë shansin e fundit te Roma. Mbrojtësi shqiptar ka shkuar si zgjedhje e pestë për Murinjon, pasi është Llorente që po preferohet para lojtarit të Kombëtares tonë. Por Smalling dhe Llorente nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Milanit.
Për këtë arsye pritet që Kumbulla të jetë nga minuta e parë. Pas kartonit të kuq të marrë me Sasuolon, mbrojtësi kuqezi nuk ka zbritur në fushën e blertë. Këtë herë do të luajë shansin e fundit përpara merkatos së verës. /Sport Ekspres/