Milani humbi një ndeshje mjaft të rëndësishme ndaj Spezias, duke i komplikuar gjërat në luftën për titullin kampion. Kuqezinjtë i dhanë një mundësi Interit për tu ngjitur për herë të parë në krye të klasifikimit.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte do të presë në shtëpi, Lazion e Muriqit që po kalon një formë mjaft te shkëlqyer. Kryeqytetasit kanë grumbulluar 19 pikë në 7 ndeshje, 6 fitore dhe 1 barazim. Gjithashtu dhe Interi ka arritur 3 fitore në 3 ndeshjet e fundi.
Pas eleminimit nga Kupa e Italisë dhe Uefa Champions League, fitimi i skudetos është i vetmi objektiv i zikaltërve. Në mënyrë që të shmangin problemet me tifozët, Interi duhet të shfrytëzojë mundësinë e artë e ofruar nga Milani dhe të dalë nga San Siro me 3 pikët, që do t’i jepte zikaltërve kryesimin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/