Shansi i artë për Rexhinaldon në Superiore, “Këpuca e Artë” largohet nga Shakhtar Karagandy

Një mundësi dhe alternativë shumë e mirë vjen për ekipet pretendente në Superiore, që të përforcohen më shumë në sulm gjatë merkatos së janarit. Bëhet fjalë për lojtarin e njohur në vendin tonë, Rexhinaldon, që ka mbyllur aventurën te Shakhtar Karagandy.

Lojtari nuk ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve e klubit, duke u detyruar të largohet nga ekipi. Ambientimi i këtij sulmuesi nuk ka ardhur kurrë ashtu siç pritej, ndërsa pak shkëndija në ndeshje të veçanta me golat e shënuara, do t’i shërbejnë vetëm statistikës. Rexhinaldo ka fituar Këpucën e Artë në sezonin e kaluar në Shqipëri, ndërsa pas kësaj eksperience të hidhur që përjetoi jashtë vendit tonë, nuk do të ishte e habitshme nëse do të rikthehej pas një oferte joshëse. /Sport Ekspres/