Shameti: Titulli është i Skënderbeut, e meriton

Mbrojtësi i Kukësit, Ylli Shameti, ka folur në emisionin “Procesi Sportiv” në Top-Channel, ku është ndalur edhe te gara për titull dhe te Skënderbeu: “Rrugëtimi ynë ka pasur gabime, kemi bërë shumë hapa fals, kemi humbur 2 ndeshje direkte dhe kemi dalë barazim në një ndeshje. Ashtu si vjet e merituam ne titullin, pavarësisht aludimeve nga shumëkush, ne merituam, ndaj dhe këtë sezon duhet t’i japim meritat Skënderbeut, që ka bërë një kampionat shumë të mirë, pa shumë gabime si brenda dhe jashtë. Më të mirit duhet t’i japësh dorën. Ne do bëjmë më të mirën tonë deri në fund.

E nisëm kampionatin me idetë e qarta për të rivalizuar Skënderbeun, për të ruajtur titullin, por gabimet e shumta çdo javë, na çuna në këtë pikë. Ndryshimi i trajnerit erdhi në momentin e duhur. Psikologjikisht jemi mirë. Në këtë fazë duhet të marri pikët e të mos shihet shumë loja. Gabimet i kemi bërë më shumë në shpi, ku vjet nuk diskutohej. Në transferta kemi bërë mjaft mirë. Dihen vlerat e Bakajt, por është kapitull i mbyllur, ndaj i urojmë shumë suksese. Duke pasur vetëm Gurin, na nevojitej. Të luash pa lojtarin më të mirë në Shqipëri për momentin është e vështirë. Gjetëm forcat dhe me pak fat morëm fitoren, duke ditur dhe gjendjen e Kamzës që kishte disa ndeshje negative”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *