Edhe pse futbolli është sporti më popullor, shqiptarët po shkëlqejnë në disa disiplina të ndryshme sportive. Luiza Gega mori medalje të artë në Lojërat Mesdhetare, duke vënë dhe rekord, por siç ndodh zakonisht nuk ka asnjë përkrahje për të ngjana e institucioneve shqiptare që merren
me sportin. Ka qenë kolegia e saj, Klodiana Shala, që përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook” ka reaguar ashpër ndaj institucioneve
shqiptare që lënë në mëshirë të fatit sportistët e dalluar. Shala shkon dhe më tej duke akuzuar se fondet e sportistëve vidhen.
“Medalje e Artë e Luizes gjatë Lojërave Mesdhetare në disiplinën e 3000 metrave me pengesa duhet t’i vendosë me shpatulla për muri Institucionet Shqiptare të Sportit. Rekord i lojërave Mesdhetare, pra asnjë më parë s’ka vrapuar më shpejt se ajo”.
Ndërkohë shteti hesht…
Prej më shumë se 15 muajsh asnjë fond nuk është nxjerrë për të në lidhje me stërvitjen dhe grumbullimet e shumta që është e detyruar të bëjë, pasi Tirana s’ka më asnjë pistë atletike dheu e jo më tartani.
Çfarë janë këta zyrtar që trumbetojnë me të madhe medaljet ndërkohë që kur kërkohen mbështetje me lekët e taksapaguesve gjejnë çdo mënyrë për t’i harxhuar ato fonde me të ashtu quajturit projektet ku dhe ato pak fonde u vidhen e u grabiten sportisteve!
Turp…..”, përfundon postimi i Shalës.