Sevilla fërkon duart pas çdo humbje të Granadas. Arsyeja e vetme për këtë “krisje” mes ekipeve spanjolle është Myrto Uzuni. Të paktën kështu raportohet në mediat e Spanjës. Sevilla e kërkon me ngulm sulmuesin shqiptar në merkaton e verës.
Këtë sezon ky ekip ka dështuar në La Liga, por nga ana tjetër ka shkuar në gjysmëfinalen e Europa League, kompeticionit të preferuar. Tashmë është e ditur se nëse Granada do të ngjitet në La Liga, vlerat e kartonit të Uzunit do të shkojë shumë më shtrenjtë se nëse ky ekip mbetet në La Liga 2.
Për më tepër që Granada po mundohet që ta josh Uzunin me shiritin e kapitenit nëse ngjiten në elitën e futbollit spanjoll. E gjitha kjo bie ndesh me dëshirat e Sevillës që kërkon dështimin e Granadas, në mënyrë që ta kenë më të thjeshtë për të mbyllur transferimin e Uzunit. /Sport Ekspres/