Dy ndeshje në dy ditë, tek Anderlehti ka ritëm tjetër dhe Kristal Abazaj po mundohet të kapë sa më shpejt ritmin e lartë të futbollit belg.
Të premten Anderlehti luajti ndaj Molenbekut, duke fituar në fund, me Abazajn që luajti në 45 minutat e dyta.
Të shtunën sërish në fushë, këtë radhë kundër Heistit. Këtë radhë sulmuesi i kombëtares sonë ishte në formacionin titullar.
Sfida përfundoi 1-1, me golin e Anderlehtit që erdhi në pjesën e parë. Thjesht miqësore, pa shumë vlerë, sepse janë ditët e para të stërvitjes, por për Abazajn janë si ditët e para të shkollës në një vend të huaj.