Prania e shqiptarëve është ndjerë këtë javë në kampionain elitar të Italisë. Marash Kumbulla ishte në versionin më të mirë të vetes së tij mbrëmjen e djeshme, ku bëri që emrat e mëdhenj të Juventusit të mos ndiheshin shumë në fushë. Një gol i anullua për të dhe një meritë në mënyrën se si erdhi penalltia që do të shenjonte fitore, Kumbulla bëri gjithçka mundej për Veronën.
Por ai rezultat nga ekipi i mbrojtësit kuqezi ka shërbyer si një asist për një tjetër ekip ku shqiptarët nuk luajnë një rol të rëndësishëm. Lazio e Igli Tares ka arritur që të marrë sot fitoren e radhës duke mundur me rezultatin minimal 0-1 Parmën në transfertë. Goli i vetëm i takimit do të vinte nga këmbët e Caicedos, që do të zhbllokonte shifrat në minutën e 41 të takimit.
Ndërkohë Strakosha e ka mbajtur portën e tij të paprekurë përgjatë gjithë ndeshjes, duke bërë kështu që ekipi i tij të largohej me 3 pikë nga Parma. Një fitore kjome vlerë të madhe për Lazion, që tashmë e sheh veten në vendin e dytë me vetëm 1 pikë diferencë nga kryesuesit e Juventusit dhe fjala titull tani nuk mund të quhet vetëm një ëndërr./Sport Ekspres/