Seria A ka nxjerr shumë sulmues që shkëlqejnë me golat e shënuara në një sezon dhe tejkalojnë çdo limit me shifrat, por më pas zhduken papritur. Ky ishte edhe rasti i Piatek, që përpara se të transferohej te Milani kishte gjithë vëmendjen në Serinë A.
Më pas rezultoi një dështim i madh, ashtu si edhe Beloti që i shkoi çmimi në stratosferë pas super sezonit me Torinon, tanimë “i heshtur”. Tashmë i transferuar te Fiorentina, gazetarët e kanë vendosur në vështirësi për ta pyetur sesi e kërkon vendin kur Vlahovic është në super formë.
“Është sulmues i madh Vlahovic, por unë kam shënuar 30 gola në një sezon. Jam lojtar që shënon dhe mund të luajmë gjithashtu së bashku”, ka thënë Piatek për t’i rikujtuar gazetarëve statistikat e tij. /Sport Ekspres/