Shqipëria ka arritur që të fitojë kundër Bjellorusisë në shifrat 3-2 për të marrë kreun e grupit të saj në Ligën C. Pas këtij triumfi do të arkëtohen më tepër të ardhura nga ana e kuqezinjëve, që nga krahu tjetër do të ngjiten në një ligë më të lartë, pra në atë B. Atje gjenden kundërshtarë më të fortë në letër, por njëkohësisht rriten edhe mundësitë e kualifikimit për në Europian për shkakun e rëndësisë së grupit. Me përballjet që do të nisin në mes vitit 2022-2023 është mësuar edhe ndarja e vazove.
Fillimisht janë Kombëtaret e rëna nga Liga A si Bosnja, Islanda, Suedia dhe Ukraina ose Zvicra, pas shtyrjes së takimit mes këtyre dy Kombëtareve, që mban peng ende fatin e tyre. Në vazon e dytë gjenden emra të tjerë të fortë si Norvegjia, Skocia, Rusia dhe Finlanda. Ndërsa sa i përket vazos së tretë janë Kombëtare me të cilat jemi ndeshur në vitet e fundit si Rumania, Israeli, Serbia dhe Irlanda. Ndërkohë në vazon e fundit të Ligës B janë Armenia, Mali i Zi dhe Sllovenia, me të cilat ne nuk mund të biem në të njëjtin grup pasi i përkasim të njëjtës vazo. /Sport Ekspres/