“Sëmundje që nuk shërohet”! Thirrje vijnë nga tifozët çekë në “Champions League”, arbitri paralajmëron se do të ndërpresë ndeshjen

Në ndeshjen e zhvilluar me Spartës së Pragës dhe Monakos ka pasur edhe momente tërësisht për t’u harruar. Racizmi kthehet sërish si problem në futboll, ndërsa këtë herë vjen që në turin e tretë të “Champions League”. Goli i parë i ndeshjes do të realizohej nga ana e Aurelien Tchouameni në minutën e 41.

Futbollisti 21-vjeçar zgjodhi që të festonte para tribunës ku ndodheshin tifozët çekë për t’i ndezur këta të fundit më tepër. Koret raciste do të shtoheshin ndaj Tchouamenit, ndërsa trajneri Niko Kovaç dhe lojtarët e tjerë janë ankuar te arbitri kryesor, Michael Oliver. Ky i fundit ka njoftuar se në rast se do të përsëritej situata, atëherë do të ndërpriste ndeshjen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *