Sekreti “rus” i Tares: ja se si lindin goditjet e shqiptarit!

Njerëz të besuar dhe data-base ruse: drejtori sportiv i Lacios fsheh sekrete që i lejojnë të mbyllë në avancë goditjet e mëdha të merkatos

I rritur në Gjermani dhe i mësuar të udhëtojë me Shqipërinë. Igli Tare është mes drejtuesve sportivë më të aftë në Europë (“Një ditë do të doja të bëhesha si Tare”, tha Cana për “Sport Ekspres” përpara disa ditësh). Në 2008 hyri në Vila San Sebastiano i bindur se do të rinovonte kontratën me Lacion, si futbollist, por doli pas një bisede me Klaudio Lotiton si zëvendës i Valter Sabatinit (më pas te Roma dhe sot te Interi).  Eksperti shqiptar preferon që të punojë në hije, lajmet e merkatos janë të aftë që të rrisin çmimet e lojtarëve. Dhe, nëse një agjent del emrin e një profili që po ndiqte, automatikisht bie interesi dhe raporti me klubin e interesuar.

Tare zotëron shumë njerëz të besuar që dërgojnë vazhdimisht sinjalizime: drejtori sportiv nis të studiojë për 1-2 vjet, më pas shkon sheh personalisht futbollistin për të kuptuar nëse mund të hapet një tratativë. Uebi ka modifikuar metodologjinë e punës. Ekzistojnë data-base që e furnizojnë me statistika, video dhe raportime. Laciali mbështetet te InStat Scout, agjenci ruse. Në Formelo e ndihmon analisti Enriko Alavena, që i përgatit videot mbi objektivat nën mbikëqyrje. Në shtëpi, një ose dy herë gjatë javës, Igli qëndron edhe pas mesnate duke parë tv apo kompjuterin, për t’u azhurnuar mbi kampionatet e huaja. Është ky sekreti dhe Lacio duartroket për goditjet e mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *