Sekretari Amerikan i Shtetit po fliste vetëm për kualifikimin e Shqipërisë, Andi Bejtja: Pra për amerikanët qënka më i rëndësishme Armand Duka

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, ka fjalën e parë në mediat shqiptare. Blinken ishte në Tiranë dhe gjatë takimit me të rinjtë te Piramida, ku ndodhej edhe kryeministri Edi Rama, është ndalur gjatë te kualifikimi i Shqipërisë në Euro24.

Kaq ka mjaftuar dhe Andi Bejtja ka komentuar fjalimin e Blinken, duke u shprehur se për amerikanët njeriu më i rëndësishëm në Shqipëri është kreu i FSHF, Armand Duka.

“Deri tani duke u nisur dhe nga minutazhi qe zuri ne fjalen e Sekretarit Blinken kualifikimi i Shqiperise ne Europian, duket qarte qe njeriu me i rendesishem per Amerikanet ne Tirane eshte Armand Duka….te shofim neqoftese nderrohet ?adha pas konferences per shtyp….”, shkruan Bejtja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *