Futbollisti i Shpresave, Taulant Seferi është larguar për momentin nga Jang Bojsi. Ai është dhënë borxh deri në fund të sezonit, te FC Wohlen.
Mesfushori i Shqipërisë U-21ka një kontratë me ekipin nga Berna, deri në qershor 2019.
Sezonet e fundit kanë qenë shumë të pafat për djaloshin e lindur në Maqedoni, sepse ka pasur shumë dëmtime serioze, por këtë janar është kthyer në fushë dhe tashmë shkon në divizionin e dytë zviceran për të luajtur dhe për të kapur formën e vet më të mirë.