Michael Schumacher është ende duke marrë veten pas atij dëmtimi që pësoi në dhjetor të vitit 2013 gjatë kohës kur ishte duke bërë ski në Francë. Ish-piloti i Formula 1 vazhdon të jetë ende në koma, ndërsa gjendja e tij është e rënduar. Një gjë të tillë e konfirmon edhe neokirurgu Acciari, që është shprehur se njerëzit duhet ta harrojnë Schumacherin e dikurshëm, pasi pasojat nga dëmtimi i tij janë të mëdha.
“Organizmi dhe struktura e tij trupore është shumë e përkeqësuar. Duhet të përfytyrojmë një njeri të ndryshëm nga ai që ne mbajmë mend. E gjitha kjo është pasojë e traumës në tru të pësuar prej tij”, ka thënë Acciari./Sport Ekspres/