Sarri i kundërvihet gazetarëve: Nuk më duhen ato që shkruani ju, do të isha çmendur po të dëgjoja

Sarri ka qeë i pranishëm në konferencën për shtyp përpara sfidës së nesërme në Champions League kundër Atletikos së Madridit. Trajneri i Juventusit është kthyer kundër gazetarëve gjatë fjalës së tij, ku ka thënë se nuk intereson aspak çfarë shkruhet përreth sa i përket atij apo ekipit që drejton. Ndërsa gjithashtu shton se nuk i nevojiten artikuj për të vlerësuar performancën që Juventusi shfaq në fushën e lopjës. Në fjalën e tij ka cekur edhe atë mërzitje të Ronaldos rreth zëvendësimit dhe tekniku italina një gjë të tillë e sheh si pozitive.

“A është për të ardhur keq të dëgjosh që kjo Juve fiton për karakterin e individit dhe jo për punën e trajnerit? Unë nuk lexoj, nuk e vras mendjen. Për të vlerësuar performancën e ekipit nuk më duhet  të lexoj ato që shkruani ju. Ndonjëherë hasem në disa artikuj me inteligjencë të madhe, por njëherë në kaq kohë. Më parë isha taleban sepse doja të luaja futbollin tim, tani nuk jam më sepse përshtatem me lojtarët. Nëse do të vazhdoja të dëgjoja, atëherë unë do të çmendesha. Unë mendoj për ekipin pa i dhënë peshë asaj që është përreth.

Të mërzitesh për një zëvendësim është pjesë e lojës. Është diçka pozitive, pasi do të thotë se futbollisti ka ene motivim. Kam 25 vite që shoh lojtarë të nxehur nga një zëvendësim, nuk më bën më përshtypje”, ka thënë Sarri./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online