Një femër 20-vjeçare, Paulina Sobierajska, ka lëshuar një intervistë për The Sun, gazetën britanike që si “ushqim” të saj ka skandalet dhe titujt e bujshëm.
Sobierajska pretendon se Aleksis Sançez i ka ofruar 1000 sterlina për një natë seks.
Sipas vajzës që çuditërisht nuk e ka problem të dalë me emër e mbiemër dhe me ndonjë foto “hot” në gazetë, Sançez e kishte pikasur në një lokal londinez dhe kishte dërguar dikë që të pyeste vajzën sa kërkonte për një natë me të. “10 mijë sterlina”, ishte përgjigjur daulina duke qeshur, ndërsa hyri në muhabet me Sançez, pinë ndonjë gotë dhe përfunduan në apartamentin e tij. Aty shkuan edhe disa herë të tjera, ndërsa pas natës së parë Sançez i dha 1000 sterlina.
Pse Paulina del në gazeta tani? Sepse i qenka thyer zemra kur ka zbuluar që Sançez ka të dashur: “Më shkatërroi lajmi se ai kishte të dashur, kujtova se gjërat po ecnin mirë mes nesh. Ai mendonte se duke qenë i famshëm, mund të tallej me mua”.
Natyrisht, gjithçka vjen paksa erë dhe Sançez ka postuar një reagim në Twitter: “Është gjithçka false, u lodha së mohuari lajme absurde për mua, kërkoj respekt për jetën time private”.
— Alexis Sánchez (@Alexis_Sanchez) January 22, 2018