Salah nuk bëhet dot “faraoni” i Afrikës! Lotët dhe dëshpërimi i vijnë nga Mane, Senegali ngre lart Kupën e Afrikës

Ka përfunduar mbrëmjen e sotme kompeticioni i Kupës së Afrikës. Finalja e madhe është mbyllur me rezultatin e barabartë 0-0 dhe për të vendosur fituesin janë nevojitur penalltitë. Sadio Mane humbi shansin ta mbyllte takimin brenda 90 minutave, teksa në minutën e 7 të sfidës humb duelin me portierin kundërshtar, që i mohon golin nga pika e bardhë e 11 metrave.

Koha shtesë nuk ka sjellë asnjë ndryshim në rezultat, ndërsa në fund lojtarët i janë drejtuar ruletës së penalltive. Abdelmonem dhe Lasheen kanë gabuar në momentin e përballjes me portierin e Senegalit, ndërsa në krahun tjetër ishte Sadio Mane ai që shënoi 11 metërshtin e fitores.

Një gol ky që ndez menjëherë festën për Senegalin, por njëkohësisht sjell lot dhe dëshpërim në fytyrën e Mohamed Salah. Sulmuesi i Liverpulit nuk mundi të bëhej “faraoni” i Afrikës, duke i shkuar fare pranë trofeut që në fund përfundon në duart e shokut të tij të skuadrës, Manesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *