Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah ka vendosur të ndërpresë për dy ditë agjërimin në muajin e shenjtë të Ramazanit për të qenë gati për finalen e madhe në Champions sonte në mbrëmje kundër Liverpulit. egjiptiani, i cili si çdo besimtar tjetër mysliman e ka nisur agjërimin më 16 maj dhe e ka mbajtur deri dje, një ditë para finales. Ndërkohë që të njëjtën gjë do të bëjë dhe sot. Lajmin e ka dhënë për mediat spanjolle fizioterapisti i tij, spanjolli Ruben Pons. Duke folur për “El Transistor de Onda Cero” ai ka thënë: “Gjatë javës që Liverpuli ka qenë në Marbeja, Salah ka agjëruar rregullisht. Por në marrëveshje me klubin, ai ka ndërprerë agjërimin këto ditë para ndeshjes. Të enjten, të premten dhe ditën e ndeshjes – sot – ai nuk do të agjërojë. Pas finales, ai do të vijojë rregullisht me agjërimin.”
Fizioterapisti – Fizioterapisti spanjoll i Liverpulit, Ruben Pons duhet thënë se është një nga personazhet e rëndësishëm në ekipin e Klopit dhe e njeh mjaft mirë ambientin e “The Reds”. Këto ditë ai është ngarkuar të merret posaçërisht me Mohamed Salah dhe e njeh shumë mirë egjiptianin dhe e di fare mirë se ai mund të bëjë diçka të madhe në finalen e sotme. “Të gjithë tek Liverpuli po jetojmë me iluzionin e madh për të fituar këtë Champions. Të luash kundër Realit, që është kampioni i viteve të fundit është një handikap i madh. Ata janë favoritët e takimit, por dhe nuk kemi asgjë për të humbur, do të bëjmë lojën tonë. Kjo është një ndeshje e vetme dhe gjithçka mund të ndodhë në 90 minuta”- ka thënë Pons.